Ish-ministri: Ja si u burgosën dhe u përzunë 2 mjekët që u kthyen nga diaspora

Shqipëria

Ish-ministri: Ja si u burgosën dhe u përzunë 2 mjekët që u kthyen nga diaspora

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:44
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se “familjet shqiptare kanë vite që investojnë për shkollimin e fëmijve të tyre jashtë vendit. Por vendi nuk i mirpret ata, përkundrazi i përzë”.

Manjani sjell edhe dy shembuj ku sipas tij njëri ka të bëjë me një mjek nga Shkodra i cili erdhi nga emigracioni me idenë civile të kontributit në vendin e tij u arrestua e u telendis para pak muajsh.

Ndërkohë që rasti tjetër sipas tij ka të bëjë me një mjeke tjetër që sot punon në Paris, të cilës i kërkuan vërtetimin e gjuhës italiane, pavarësisht se ishte diplomuar në Bologna dhe që u detyrua që edhe ajo të ikte.

“Kemi ndërtuar shtetin që përzë shtetasit e tij! Ndaj këto summitet me disaporë janë hipokrite, fallco dhe propagandistike”, – shkruan ish-minitri në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë:

Hipokrizi..
————

Mjeku i Shkodrës që erdhi nga emigracioni, me idenë civile të kontributit në vendin e tij u arrestua e u telendis sa më ska, para pak muajsh!

U arrestua kot, po kot fare! Pa prova e pa faj. Krejt pa lidhje me punën e tij si mjek!

Mora vesh që ka ikur tashmë nga Shkodra dhe është rikthyer në vendin ku jetonte e punonte si profesionist.

Si ky, ka raste plot! Një mjeke tjetër, që sot punon në Paris, i kërkuan vërtetimin e gjuhës Italiane, pavarësisht se ishte diplomuar në Bologna!!! Pa dyshim që iku! Nga sytë këmbët!

Etj, etj, etj..... Raste plot.

Familjet shqiptare kanë vite që investojnë për shkollimin e fëmijve të tyre jashtë vendit. Por vendi nuk i mirpret ata, përkundrazi i përzë.

Qartësisht është më mirë të jetojnë në diasporë sesa si diasporë, dmth me shpresën që vendi i tyre t’i ftojë për kontribut...

Kemi ndërtuar shtetin që përzë shtetasit e tij! Ndaj këto summitet me disaporë janë hipokrite, fallco dhe propagandistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat