Pampuri: Edi Rama karrigia nuk mbahet me pahir

Shqipëria

Pampuri: Edi Rama karrigia nuk mbahet me pahir

Më: 4 mars 2019 Në ora: 09:18
Orjola Pampuri

Frika e kryministrit për t’u përballur me popullin është komentuar me një shënim në faqen e saj në facebook nga ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri.

“Nisesh për Shkodër, e ndërron agjendë në orët e fundit. Nisesh në Fier e qindra qytetarë të refuzojnë, nisesh fshehurazi për në Durrës, mban të fshehtë orën e seances plenare, vendos tela e kamera në ambjentet e jashtëm të Parlamentit. Të ka mbetur vetëm të veshësh e blindosh deputetet si robokopë”, shkruna ajo.

Ja postimi i saj i plotë:

Edi Rama karrigia nuk mbahet me pahir.

Nisesh për Shkodër, e ndërron agjendë në orët e fundit. Nisesh në Fier e qindra qytetarë të refuzojnë, nisesh fshehurazi për në Durrës, mban të fshehtë orën e seances plenare, vendos tela e kamera në ambjentet e jashtëm të Parlamentit. Të ka mbetur vetëm të veshësh e blindosh deputetet si robokopë.

Ndersa ti sa herë ka seanca parlamentare u ngarkon hallexhinjve karrige në krahë, i rreshton në ndonjë lulishte larg Tiranës, e u tregon perralla me dele. Nga ana tjetër ke porositur grupin e posaçëm t’i verë flakën sistemit TIMS, izolon deputetët të përballen me faktet në debate televizive, por asgjë s’mund të mbulojë me bemat e tua. Ti s’mund te shpëtosh nga akuzat për abuzime me PPP, Koncensione e shitblerje votash të faktuara, e bashkëpunim me bandat e krimit. Ty s’mund të të shpëtojë me as pushteti i pervetësuar i teri nga ty. Ti s’mund të mbulosh diellin me shoshë. Fundi yt eshtë fare afër.

Me 5 Mars po të presim bashkë me mijera qytetarë përpara, Parlamentit. Revolta popullore sapo ka nisur, deri në largimin tënd……

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat