Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit Meta

Shqipëria

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit Meta

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:26
Ilir Meta dhe Borut Pahor

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, nis vizitën shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit Meta.

4 mars 2019

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor, nis sot vizitën shtetërore në vendin tonë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh. T. Z. Ilir Meta.

Presidenti Pahor, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konferenca e përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe sllovenë.

Gjatë vizitës së tij Presidenti i Sllovenisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryeministri, Edi Rama.

Gjithashtu Presidenti i Sllovenisë, gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidenti Pahor, do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe do të vizitojë të martën qytetin dhe kalanë e Krujës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat