Beni nga Elbasani rrëfen varësinë nga heroina: Dua vetëm ta lë…

Shqipëria

Beni nga Elbasani rrëfen varësinë nga heroina: Dua vetëm ta lë…

Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:44
Foto

Të gjithë përdoruesit e drogës e kanë tejet të vështirë për t’u shkëputur nga substancat narkotike, përpos dëmit të rëndë psikologjik dhe emocional që i sjell individit dhe të afërmve të tij.

Rasti i një 26-vjeçari nga Elbasani është bërë publik. Ai rrëfen se si i hyri kësaj rruge ku disa prej shtytësve kryesorë ka qenë shoqëria e keqe dhe kurioziteti për ta provuar.

Pas 10 vitesh, ai është ndërgjegjësuar për varësinë dhe gjurmët e rënda që droga lë në shëndet, ndaj dhe ka nisur betejën e vështirë për t`u çliruar prej saj.

Beni tregon se nuk është i vetëm në këtë betejë, krah ka familjen e tij ku gjen gjithë forcën për t`i qëndruar larg joshjes së lëndëve narkotike.

Në moshën 16 vjeçare, kurioziteti për efektet që shkakton droga, e kthyen në një përdorues të saj.

Ai ka rrëfyer për Ora News:

Kam tregtuar gati dy vjet, pas dy vjetësh pastaj e provova dhe vetë. Marijuanë dhe heroinë kam shitur. Marijuanën e pija rregullisht, kurse heroinën pas dy vjetësh pastaj e kam provuar. Kam bërë ndalesa, e kam lënë heroinën gati një vit, gjashtë muaj dhe pastaj e kam filluar prapë. Kurse tani kam katër, pesë muaj që nuk e pi dhe po pres të ul dozën e metadonit dhe do të shkoj jashtë shtetit të punoj. Vetëm të lë këtë, çfarëdo lloj pune nuk e kam problem, vetëm të lë këtë. Kjo është dëshira ime më e madhe, të kthehem dhe njëherë siç kam qenë.”

Mjekët shprehen se raste të tilla janë në rritje çdo vit që kalon dhe se në qendrën Qendrën e Shërbimeve Miqësore për të Rinjtë, të cilën prej disa muajsh ka nisur ta frekuentojë edhe 26-vjeçari, frekuentohet nga 55 përdorues.

Në këtë qendër të rinjtë dorëzohen për të kërkuar ndihmë dhe për t’u trajtuar me metadon, të cilët e marrin në nivele të ndryshme për secilin individ.

Sipas mjekëve:

Duke qenë se një pjesë e madhe e përdoruesve e marrin me injektim intravenozë. Nëpërmjet injektimit të drogës rrezikojnë të infektohen nga viruset e hepatitit dhe një përqindje e lartë e përdoruesve janë bartës të Hepatitit C, infektohen me virusin HIV”.

https://www.youtube.com/watch?v=kkWt-phHlkk&feature=player_embedded

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat