Kandidatja për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në vetting

Shqipëria

Kandidatja për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në vetting

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:12
Marsida Xhafellari

Kandidatja për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xheferllari, po përballet në seancë dëgjimore me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e KPK-së përbëhet nga komisionerët Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

KPK tha se ILDKPKI ka konstatuar se deklarimi i pasurisë së Marsida Xhaferllarit është i saktë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe  nuk ka konflikt interesi.

"Kemi kryer hetim të thelluar në lidhje me disa llogari bankare në emër të Marsida Xhaferllarit në disa banka. Gjate hetimit janë kryer të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se nuk ka pasuri të fshehura. Nga analiza financiare ka rezultuar se Marsida Xhaferllari nuk ka pasuri të pajustifikuara".

KPK tha se DSIK ka konkluduar se formulari është i saktë dhe ka rezultuar se ka përshtatshmëri për të vijuar detyrën. 

Sa i takon aftësive profesionale, bazuar në të gjitha informacionet që ONM ka paraqitur, gjetjet të cilat janë protokolluar kanë qenë në lidhje me statusin e magjistratit, nëse Xhaferllari e ka pasur apo jo. 

"Inspektoriati ka bërë disa vlerësime kontraditore  lidhur me disa gjyqtarë". 

KPK tha se për inspektoren Marsida Xhaferllarit ka pasur dy denoncime nga publiku.

Ish-Kryeinspektorja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhafellari, nga ana tjetër tha se vlerësimi i saj ka zgjatur shumë, pasi ka pritur të jetë nga fillimi. 

Xhafellari: E kam ushtruar detyrën me përgjegjësi. Asnjë pozicion zyrtar nuk e kam parë si privilegj.

Përveç kandidaturës për Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Xhaferllari ka kandiduar gjithashtu për një nga vakancat e hapura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat