Kursi i oficerit të policisë kriminale, Rama: Përzgjedhja u bë pa parë xhepin apo partinë

Shqipëria

Kursi i oficerit të policisë kriminale, Rama: Përzgjedhja u bë pa parë xhepin apo partinë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga policia për kursin e oficerit kriminalistik, nga ku është shprehur se 52 studentë e përzgjedhur, që kanë perfunduar studimet me rezultate të larta, do të jenë oficerë policie me gradën e nënkomisarit.

“Përzgjedhja është realizuar me një konkurs transparent dhe të pakontestuar, në procese ku vlerësohet merita, pa parë mbiemrin, tarafin, xhepin apo partinë”, u shpreh Rama.

Rama ka theksuar rëndësisnë e mirëfunksionimit të kësaj akademie, për të vijuar me freskimin e trupës policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat