Ambasada e SHBA-së apel amerikanëve: Larg nga protesta e PD

Shqipëria

Ambasada e SHBA-së apel amerikanëve: Larg nga protesta e PD

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:09
Ambasada e Amerikës në Shqipëri

Në një kohë që opozita organizon protestën e katër brenda pak ditësh, ambasada amerikane i përcjell qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri të bëjnë kujdes. 

Përmes një mesazhi shpërndarë për të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri, ambasada i bën thirrje që të shmangin prezencën e tyre në vendet ku do të mbahet protesta. 

Në mesazhin e siguruar nga gazeta TemA, ambasada kërkon nga qytetarët amerikane që të monitorojnë median në lidhje me zhvillimet dhe zonat ku zhvillohet protesta. 

“Paralajmërim për demonstratë – Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri (4 mars 2019)

Vendndodhja: Pikat e paralajmëruara të grumbullimit  përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, zonat e mëposhtme në Tiranë, Shqipëri:

Ndërtesa e Parlamentit

Zyra e Kryeministrit

Ndërtesa të tjera qeveritare

Ngjarja: Demonstratat priten të ndodhin kur Kuvendi i Shqipërisë të jetë në seancë. Datat e sakta janë të panjohura, por demonstratat mund të ndodhin në baza javore ose dy javore. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratave të pritura është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjeve të tyre janë urdhëruar të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku pritet të ndodhin ose janë duke ndodhur demonstratat.

Veprimet që duhen marrë:

Shmangni grumbullimet e mëdha dhe çdo zonë ku pritet të ndodhin ose janë duke ndodhur demonstratat.

Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët.”- thuhen në mesazhin që ambasada e SHBA i ka dërguar qytetarëve amerikan që jetojnë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat