Meta: Jemi në krizë, bëni hapa pas - Bota Sot
Meta: Jemi në krizë, bëni hapa pas

Shqipëria

Meta: Jemi në krizë, bëni hapa pas

Më: 4 mars 2019 Në ora: 19:47
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta për herë të parë duke komentuar situatën politike në vend ka pranuar se tashmë Shqipëria është e mbërthyer jo vetëm nga një krizë politike.

“Jemi në kushtet e një krize politike dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë sistematike kam apeluar për dialog për të evituar këtë situatë”, tha ai

Meta nuk dha shpjegime të mëtejshme për formatin e dialogut dhe nëse ai ishte i gatshëm të merrte rolin e negociatorit. Presidenti ka pranuar po ashtu se protestat e opozitës të pleksura me akte dhune e kanë minuar rendin demokratik.

“Palët të bëjnë hapa pas për të vendosur rendin demokratik dhe institucional. Kur vihen në radhë të parë interesat kombëtare duhet të na shtyjnë drejt zgjidhjeve të mençura të kësaj situate”, tha ai.

Këto komente Meta i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me homologun slloven Borut Pahor, i cili tha vendi i tij vijon të mbështesë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE-së, por nënvizoi se Evropa ka problemet e veta të brendshme.

“Mos të përmend këtu rastin e Brexit. Mendoj se zgjerimi i BE në Ballkan është çështje gjeopolitike”, pohoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...