Pas incidentit në Kamëz, katër të ndaluar

Shqipëria

Pas incidentit në Kamëz, katër të ndaluar

Më: 4 mars 2019 Në ora: 19:50
Ilustrim

Dhuna në stadiumet shqiptare është një fenomen që po përsëritet në futbollin shqiptar. Rasti më i fundit është ai i së dielës kur u dhunua arbitri Eldorjan Hamiti në sfidën mes Kamzës dhe Laçit për shkak të një 11 metërshi.

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi ndaj kësaj ngjarje të turpshme duke bërë përgjegjëse policinë shqiptare dhe nuk e përjashtoi mundësinë e ndërprerjes së kampionatit.

Kritika të forta për Policinë kanë ardhur edhe nga Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë e cila përvecse kërkoi rikthimin e forcave të rendit në stadiume, kërcënoi edhe me bojkotim të aktivitetit. Tani pritet vendimi që do të merret nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për skuadrën e Kamzës që rrezikon të dënohet deri me përjashtim nga kampionati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat