Kjo është nëna që e mbyti i biri në Korçë

Shqipëria

Kjo është nëna që e mbyti i biri në Korçë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:59
Nesim Demollari

Një burrë ka mbytur nënën e tij 85-vjeçare të cilën e dhunonte prej kohësh për shkak se ishte i alkoolizuar.

Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari 64 vjeç ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Korçës, në lagjen numër 13. Gruaja e moshuar, 85-vjeçare”>85-vjeçare, Nazime Demollari u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me të birin. Dyshimet e para të policisë së Korçës, janë se nëna mund të jetë mbytur nga i biri.

Image

Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre, dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet. Në ato moment në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat