Protestuesit e Elbasanit me mjete private drejt Tiranës

Shqipëria

Protestuesit e Elbasanit me mjete private drejt Tiranës

Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:50
Lulzim Basha

Protestues të shumtë janë nisur nga të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte për t’iu bashkuar protestës së Opozitës para Parlamentit, raporton gazetari Fatmir Popja.

Kreu i degës së PD për Elbasanin Eugen Isai tha për mediat se protestuesit elbasanas kanë udhëtuar me automjetet e tyre private drejt Tiranës pasi organizimi me autobusë ishte i pamundur për shkak se drejtuesit e këtyre automjeteve dhe bizneset e tyre ndjehen të kërcënuar nga segmentet e ndryshme të shtetit.

“Pavarësisht presioneve dhe shantazheve me qindra e qindra qytetarë nga Elbasani dhe Njësitë Administrative të kësaj bashkie”,- theksoi Isai, “mbërritën në kryeqytet para parlamentit për të protestuar”.

Ndërkohë që pjesëmarrje masive kanë raportuar edhe degët e PD të rretheve Gramsh, Peqin e Librazhd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat