Protestuesit mblidhen përpara Kuvendit të Shqipërisë

Shqipëria

Protestuesit mblidhen përpara Kuvendit të Shqipërisë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:10
Foto

Edhe kësaj radhe, opozita shqiptare ka ftuar përkrahësit e saj në një protestë përpara objektit të Parlamentit.

Lideri i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e partisë së tij dhe më pas pritet t’i bashkohet turmës së njerëzve të mbledhur para Parlamentit.

Protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin “Rama is Maduro”, “Rama si piktor” dhe “Ky është fundi i hajdutëve”.

Policia ka marrë masa sigurie duke rrethuar objektin e Parlamentit si dhe ka bllokuar disa rrugë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Në këtë seancë plenare do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat