Shqipëria po shuhet, shtesa natyrore në 2018, më e ulëta nga 1923

Shqipëria

Shqipëria po shuhet, shtesa natyrore në 2018, më e ulëta nga 1923

Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:19
Foto

Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është duke ngushtuar më shpejtësi vit pas viti duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.

Gjatë vitit 2018 shtesa natyrore e popullsie ishte 7130 persona niveli më i ulët së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të luftës së dytë botërore sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme por jo të grupuara vit pas viti tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, pasi shesta e popullsisë përgjatë viteve 1923-1945 sipas të dhënave zyrtare ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.

Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë numri i foshnjave të lindura ra nën nivelin 30 mijë. Numri i vdekjeve në 2018 ishtë 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore është përkeqësuar pasi rënia e lindjeve ishte më e lartë se rënia e vdekjeve.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm shtesa natyrore është duke shkuar më shpejtësi drejt zeros.
Në vitin 1990, viti i parë i tranzicionit, shtesa natyrore e popullsisë ishte gati 64 mijë persona, ose rreth 5300 fëmije në muaj. 28 vjet më pas, ky tregues ka rënë me 9 herë, duke arritur në vetëm 594 persona në muaj.

Numri i martesave në rënie dhe indeksi i fertilitetit lajmërojnë se numri i lindjeve do të jenë më rënie edhe në të ardhmen. Në Shqipëri pothuajse të gjitha lindjet vijnë në jetë përmes martesave. Numri i martesave në vitin 2017 ishte 11 për qind më i ulët e në vitin 2010. Por shumë nga martesat ndodhin me emigrantë të cilët pasi lidhin kurorë në Shqipëri më pas zgjedhin të largohen jashtë vendit. Nga ana tjetër i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra ne 1.48 fëmijë për vitin 2017. Ky nivel është me i ulet se mesatarja e fertilitetit ne Bashkimin Europian që për vitin 2016 ishte ishin 1.6.

Teksa numri i lindjeve po ulet me shpejtësi numri i vdekjeve është stabilizuar në rreth 2-22 mijë në vit. Por plakja e popullsisë do të ndryshojë shumë këtë tendencë më rritje të numrit të vdekjeve edhe pse jetëgjatësia po rritet.

Demografët lajmërojnë se rënia e numrit të lindjeve është një element i rrezikshëm për rënien e popullsisë dhe i parikuperueshëm, pasi rënie e popullsisë për shkak të emigracionit edhe mund të ketë shprese për rikuperim. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat