Banorët e Astirit vërshojnë mes protestuesve: Rama ik!

Shqipëria

Banorët e Astirit vërshojnë mes protestuesve: Rama ik!

Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:21
Protesta e PD-se

Banorët e “Astirit” kanë vërshuar në grup në mes të protestuesve të mbledhur para parlamentit. Prania e tyre i ka dhënë hov, protestës, sepse menjëhërë kanë shpërthyer thirrjet “Rama ik!”

Këtë banorë qenë shkëndijat e para të protestës së fuqishme qytetare rreth tre muaj më parë në Tiranë, kur fadromat erdhën të prishin shtëpitë e tyre për një projekt prej miliona eurosh, që do të përvetësoheshin nga një kompani fantazëm.

Një moment tjetër u regjistrua nga kamerat më herët në protestë: një i ri i mbështjellë me flamur tentoi të mbulojë me flamur amerikan, policët që mbanin kordonin para Kuvendit. Pamjet si më poshtë.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat