Basha: Nuk ka Europë me Shqipërinë si Kolumbia

Shqipëria

Basha: Nuk ka Europë me Shqipërinë si Kolumbia

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:51
Foto

Ai tha se kjo është beteja për Shqipërinë europiane, pasi dyert e Europës nuk hapen me qeverinë, që sipas tij, është e korruptuar.

“Kjo është beteja për Shqipërinë europiane, nuk ka Europë me Shqipëri si Kolumbia, nuk ka Europë me këtë qeveri kriminale, nuk ka integrim me korrupsionin me nivelet më të larta, nuk hapen dyert e Europës për hajdutët dhe kryehajdutin Edi Rama”, tha Basha.

Basha shtoi se vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme do ta hapin derën e Europës.

Duke u ndërlidhur me vizitën e Ramës në Itali, Basha tha se kryeministri “ka shkuar të negociojë azilin politik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat