Politika afatgjata për garantimin e stabilitetit financiar

Shqipëria

Politika afatgjata për garantimin e stabilitetit financiar

Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Stabiliteti financiar i vendosur përmes politikave afatgjata dhe efikase si dhe përpjekjet e përbashkëta me qëllim rritjen e edukimit financiar duke nisur nga nxënësit në shkolla shënuan piketat e një takimi pune mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë dhe krerëve të disa institucioneve të pavarura.

Në takim ishin të pranishëm Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Zv.Kryetarja e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Lindita Lati, si dhe Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

Në takim u diskutua mbi nevojën për të vijuar në mënyrë efikase bashkëpunimin mes këtyre institucioneve dhe ekzekutivit, për implementimin më të plotë të rekomandimeve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat