Basha nuk e këndon himnin e flamurit, ia lë në dorë një profesionisti - Bota Sot
Basha nuk e këndon himnin e flamurit, ia lë në dorë një profesionisti

Shqipëria

Basha nuk e këndon himnin e flamurit, ia lë në dorë një profesionisti

Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:08
Lulzim Basha

Në thuajse të gjitha protestat e zhvilluara nga opozita brenda këtyre javëve, lideri i opozitës Lulzim Basha ka tentuar të jetë “kreativ” në përfundim të tyre, e madje edhe duke kënduar himnin e flamurit.

Ashtu ndodhi protestën e të martës së shkuar, ku kryedemokrati në përfundim të fjalës së tij në selinë blu, ka kënduar dhe himnin kombëtar.

Por kësaj here, Basha ia ka lënë në “dorë” këndimin një profesionisti, tenorit Rudin Sata. Ky i fundit ka marrë mikrofonin pas përfundimit të fjalës së Bashës dhe ka kënduar himnin.

Kujtojmë se javën e kaluar kur Basha këndoi himnin u vu në lojë jo pak nga kundërshtarët politikë, por edhe në rrjetet sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...