Mediat e huaja për protestën: Mijëra vetë rrethojnë Parlamentin e Shqipërisë, kërkojnë zgjedhje të reja

Shqipëria

Mediat e huaja për protestën: Mijëra vetë rrethojnë Parlamentin e Shqipërisë, kërkojnë zgjedhje të reja

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:13
Artikulli

“Mijëra protestues që mbështesin opozitën e Shqipërisë kanë rrethuar parlamentin, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme dhe duke akuzuar qeverine për korrupsion dhe lidhje kriminale”. Keshtu e nis lajmin AP, teksa raporton sot per protesten e opozites para Kuvendit.

Ndërtesa e parlamentit në kryeqytet u rrethua sot nga qindra policë dhe tela me gjemba.

Deputetet e opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre si deputete ne Kuvendin e Shqiperise.

Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga Bashkimi Evropian, ambasada e SHBA dhe ndrkombetaret për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë.

Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat