Dëshmia e Martinajt/ Çfarë thoshte për Ervin Matën kur ishte në arrati: Do jetë në ndonjë dhomë duke …

Shqipëria

Dëshmia e Martinajt/ Çfarë thoshte për Ervin Matën kur ishte në arrati: Do jetë në ndonjë dhomë duke …

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:14
Ervis Martinaj

Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e 4 tetorit 2018, aktualisht është personi i vetëm që mbahet në burg për ngjarjen.

Të paktën për aq kohë sa Ervin Mata nuk është njohur ende me vendimin e Gjykatës. Në dëshminë që ai pati dhënë për ngjarjen, gjatë kohës që mbahej duke u mjekuar në spital, pati deklaruar se ka qenë duke pirë me Matën dhe pronarin e lokalit. Ndërsa shpjegoi edhe dinamikën e ngjarjes.

“Kur unë po pija me Ervin Matën dhe Redin, kanë hyrë dy persona nga jashtë lokalit. Njërin prej tyre e njoh, quhej Fabi, ndërsa tjetrin nuk e njoh dhe ata të dy kanë pasur konflikt me një tavolinë tjetër. Të gjithë të tjerët në lokal i kam miq dhe s’kam pasur asnjë konflikt me ta. Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga ‘kokëmadhi’ (i referohet Mevjol Bilos). Ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha. Nipçja, në ato momente (Eljon Hato), i cili ishte në tavolinë me mua i tha ‘kokëmadhit’:

‘Mos, çfarë bëre, t’u thafshin krahët’ dhe ai në këto momente është goditur. Vetëm oficeri komando ka qëlluar. Unë u hodha në mes, isha me gotë vere në dorë për të qetësuar situatën. Me Ervin Matën s’kam pasur lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht. Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba.

Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot, pasi ai e kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën. Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos, çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks. Do të ishte Fabi gjallë dhe nipçja ime nuk do të kishte vdekur, se ai i vdekur është.

Jeni duke më rënë në qafë kot, pasi unë isha duke pirë një gotë. Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”. Kjo është dëshmia që Ervis Martinaj ka dhënë nga spitali privat ku mjekohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat