Berisha: Rama ikën ditën se ikja natën nuk dihet si përfundon

Shqipëria

Berisha: Rama ikën ditën se ikja natën nuk dihet si përfundon

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:44
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet sepse revolta ka pushtuar zemrat e shqiptarëve. Berisha u shpreh se Rama i ditët e numëruara dhe se PD do i kthejë lirinë shqiptarëve.

“Një protestë e jashtëzakonshme. Italianët nuk i mashtron dot Rama, atje ku ka shkuar. Ne po tentojmë të kthejmë lirinë e shqiptarëve dhe Rama i ka kohërat e numëruara.

Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet ku përfundon. Është lidershpi i opozitës që i përcakton protestat. Revolta ka pushtuar zemrat e qytetareve”, deklaroi Berisha për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat