Protesta, Demalia: Opozita nuk ka më kthim prapa

Shqipëria

Protesta, Demalia: Opozita nuk ka më kthim prapa

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:46
Ilir Demalia

“Rruga që ka nisur opozita nuk ka më kthim prapa”. Kështu u shpreh analisti, Ilir Demalia. Në një lidhje me skype për Ora News, duke komentuar protestën e opozitës, ai tha se opozita de fakto i kishte dorëzuar mandatet.

Ilir Demalia: Unë mendoj që opozita nuk ka më kthim prapa në rrugën që ka hyrë. Vetë dorëzimi i mandateve që de fakto ishin dorëzuar me kohë, pasi opozita nuk ka qenë pjesëmarrëse në këtë Parlament, më shumë ka qenë në rrugë. Kështu që dorëzimi i mandateve ishte një akt formal. Përderisa një opozitë nuk është pjesëmarrëse në debat, parlament, nuk është pjesëmarrëse në diskutimet për pr/ligje, atëherë nuk i ngelet gjë tjetër.

Demialia tha se nëse opozita ndërpret protestat, jo vetë që do jetë jashtë parlamentit, por do të jetë edhe jashtë skenës politike.

Ilir Demalia: Nëse opozita do të ndërpresë protestat jo vetëm do të jetë jashtë parlamentit, por do të jetë jashtë politikisht si opozitë. Nuk do të ketë më asnjë funksion. E vetmja gjë që i ngelët është ajo e protestave, për tu realitivizuar në funksion të shtetit. Ajo që është me pikëpyetje të madhe është se vetë opozita gjatë gjithë historisë së pluralizmit ka qenë pjesë e këtij mosfunksionimi shtetëror. Kjo është krizë e gjithë klasës politike shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat