Si i bëri gol vetes Rama me opozitën e re

Shqipëria

Si i bëri gol vetes Rama me opozitën e re

Më: 5 mars 2019 Në ora: 17:41
Edi Rama

Në fjalimin e sotëm në parlament, të cilin e kishte konceptuar si një shantazh ndaj opozitës, Rama përgëzoi deputetët që nuk po i bindeshin Bashës dhe Kryemadhit si një opozitë e re, dhe tha se me ta do të votojë reformën zgjedhore për ti’u bindur Brukselit, që pret rezultate në verën e ardhshme.

Ai së fundi këmbënguli se nëse PD dhe LSI nuk do të hyjnë në zgjedhjet lokale Rilindja do ti fitojë të gjitha bashkitë e vendit, madje edhe atë të Kukesit dhe Tropojës – theksoi Rama – në mënyrë që edhe këto qarqe të ndryshojnë në të ardhmen për mirë.

Por duke dashur ti maksimalizojë kërcënimet ndaj opozitës, që ajo të tërhiqet nga rruga që ka nisur, kryeministri harroi të ruajë koherencën e atyre që po thoshte dhe ra në kontradiktë. Sepse, ose me ata që po hyjnë në parlament, vendi po fiton një opozitë të re dhe nëse kjo opozitë është e besueshme, ajo mund të konkurojë në zgjedhjet lokale dhe të fitojë shumë bashki, ose ajo është një bashkim njerzish qesharakë që s’i beson askush dhe prandaj, as mund të konkurojë elektoralisht dhe për rrjedhojë as mund të quhet serioze. Pra Rama mund të pretendojë ose njërën ose tjetrën: Ose vendi po fiton një opozitë të re serioze, që të do ta rrezikojë PS-në, ose ajo nuk vlen asnjë grosh, prandaj nuk ia vlen të përgëzohet. Të dyja bashkë nuk mund të shkojnë brenda të njëtit fjalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat