Djegia e mandateve të opozitës, Çuçi: Kanë tradhëtuar vullnetin e popullit

Shqipëria

Djegia e mandateve të opozitës, Çuçi: Kanë tradhëtuar vullnetin e popullit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:46
Bledi Çuçi

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, i ftuar në "Tempora", teksa ka komentuar aksionin opozitar dhe protestën e ditës së sotme ka thënë se situata e krijuar është normale.

Çuçi i është përgjigjur edhe zërave se mazhoranca ka shkelur Kushtetutën. Sipas tij opozita ka shkelur Kushtetutën, duke djegur jo vetëm mandatet, por kanë tradhëtuar edhe vullnetin e popullit.

Çuçi: Parlamenti është legal dhe është situatë krejt normale. Është sjellja e opozitës dhe vendimi absurd për djegien e mandateve situatë anormale. Situata e krijuar është anormale vetëm për opozitën, sepse jeta institucionale vepron normalisht. Në shkelje të Kushtetueses janë ata që kanë tradhtuar vullnetin e popullit. Nëse një forcë opozitare do të merrte këtë vendim dhe do shkonim direkt në zgjedhje të parakohshme, nuk do kishte fare Parlament."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat