Shtypi i huaj: Protestat e shqiptarëve, më të vendosurat në Ballkan kundër qeverive të skandaleve

Shqipëria

Shtypi i huaj: Protestat e shqiptarëve, më të vendosurat në Ballkan kundër qeverive të skandaleve

Më: 6 mars 2019 Në ora: 08:30
Protesta e opozitës

Jehona e protestave së qindramijë shqiptarëve kundër një qeverie të goditur nga disa skandale korruptive po pasqyrohet nga shtypi i huaj gjithnjë e më shumë. Protestat e fundit të drejtuara nga opozita shqiptare, sipas “The Irish Times”, për dorëheqjen e qeverisë Rama dhe zgjedhje të reja, konsiderohen si më të vendosurat, në radhën e atyre protestave që kanë shpërthyer në vendet e Ballkanit, ku kërkohet demokraci, si në  Malin e Zi apo në Serbi apo të asaj që tani po quhet “pranvera ballkanike”.

Në artikullin e botuar më 5 mars 2019, "The Irish Times" shkruan:

Mijëra shqiptarë protestuan të martën jashtë parlamentit në kryeqytetin e tyre Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Disa demostrues hodhën fishekzjarre dhe dogjën goma përpara një rreshti policësh që mbronin parlamentin dhe hidhnin herë pas here, gaz lotsjellës, por protesta përfundoi pa u përsëritur përplasjet, lëndimet dhe arrestimet që kishin dëmtuar tubimet e mëparshme.

Protestat janë kulmi i zemërimit dhe i zhgënjimit për një sërë çështjesh, që nga korrupsioni dhe rritja e kostos së arsimit, deri tek blerjet e dyshuara të votës në zgjedhet e 2017-ës dhe akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin e organizuar.

Z.Rama dhe ligjvënësit e tij socialistë shpresojnë të fillojnë bisedimet me BE-në në qershor, por Lulzim Basha, lideri i opozitës, i demokratëve të qëndrës së djathtë, i tha protestuesve se qeveria ishte duke i shkatërruar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Perëndim.

“Nuk ka nevojë Evropë për një Shqipëri me korupsionin në nivelin më të lartë, Europa nuk i hap dyert për hajdutët,” tha ai. “Vetëm zgjehdjet e lira mund ta shpëtojnë Shqipërinë”, shtoi ai, ndërsa bëri thirrje për një tjetër protestë më 16 mars, që duhet të jetë “akti vendimtar që do të hapë dyert e shpresës për të gjithë shqiptarët.”

Image

Në përfundim, “Irishtime” shkruan:"Protesta të mëdha antiqeveritare janë duke u zhvilluar gjithashtu në vendet fqinje si Mali i Zi dhe Serbia, duke nxitur “pranverën ballkanike” prodemokracisë, por politikanët më të vendosur janë më të spikatur në mitingjet e Tiranës sesa në Podgoricë dhe Beograd, me zhgënjimin e shumë shqiptarëve që refuzojnë elitën e tyre politike."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat