Jo më dypunësim, përgatitet ligji i ri për mjekët dhe infermierët

Shqipëria

Jo më dypunësim, përgatitet ligji i ri për mjekët dhe infermierët

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:52
Foto ilustrim mjekët

Mjekëve dhe infermierëve nuk do t’u lejohet më dypunësimi. Është ky ndryshimi kryesor që do të bëhet në ligjin nr.10107 të vitit 2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas artikullit të publikuar nga revista “Monitor”, në relacion shpjegohet se “Nga urdhrat profesionistë është ngritur shpeshherë shqetësimi që persona të ndryshëm kanë më shumë se një profesion në fushën e shëndetësisë, duke e bërë kështu fiktiv ushtrimin e  dy ose më shumë profesioneve. Për këtë arsye është propozuar si alternativë pezullimi i njërit prej profesioneve gjatë kohës që je duke ushtruar një profesion të caktuar.”

Një tjetër ndryshim përcakton edhe certifikimet e trupave shëndetësore, si dhe parashikon sanksione specifike për drejtuesit e institucioneve shëndetësore publike, në rast se profesionistët e punësuar në to nuk përmbushin kërkesat e programit të certifikimit./Opinion.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat