2.5 tonë drogë drejt Italisë, ja vendimi gjykatës për të arrestuarit

Shqipëria

2.5 tonë drogë drejt Italisë, ja vendimi gjykatës për të arrestuarit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:07
Gjykata e Krimeve të Rënda

Dy vjet pas arrestimit Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin për 7 nga të arrestuarit  e trafikimit të 2 ton e 530 kg drogë drejt Italisë. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017.

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen, por për shkak të bashkëpunimit u dënua me 2 vite.

Ndërkohë, Gjykata dënoi me nga dy vjet burg 3 punonjësit e doganës, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën.

I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi.

Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë.

Në lidhje me të njëjtin rast trafiku, është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat