I masakruan në banesë, i moshuari tregon tmerrin: Ndihmova gruan, më qëlluan në kokë

Shqipëria

I masakruan në banesë, i moshuari tregon tmerrin: Ndihmova gruan, më qëlluan në kokë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:24
Bajram Ymeraj

Bajram Ymeraj dhe Thëllëze Ymeraj është çifti i bashkëshortëve që u dhunuan mbrëmjen e së dielës në Durrës, brenda ambienteve të shtëpisë së tyre.

Në një intervistë për Fax Neës, Ymeraj është shprehur se gjendja e tij dhe e bashkëshortes është e rëndë, por nuk e njohin autorin e ngjarjes.

Ai tregon se fillimisht në ambientet e shtëpisë së tyre janë fikur dritat dhe autori është futur në dhomën e ndjenjës, ku ka goditur bashkëshorten e tij me bishtin e shatës. Në përpjekje për tgë ndihmuar të shoqen, dhe Bajram Ymeraj ka qenë pre e dhunës, ndërsa ka thyer dhe njërën prej këmbëve.

I moshuari tregon se do i kishte dhënë të gjitha paratë që kishte, vetëm e vetëm të mos dhunoheshin.

“Ishim ulur në divan, na u fikën dritat në fillim, gruaja hapi derën kishte marrë një shatë i ra gruas, u ngrita po nuk e njiha pasi e tërhoqa më ra me shatë edhe mua, pse bën kështu i thashë? S’më foli hic. Thirra komshinë na vranë, ai hapi derën dhe iku. Se njoh autorin, skemi asnjë sherr, tani jemi kthyer nga Greqia. Asgjë skanë marrë në shtëpi, sa të më kish kërkuar do ia kisha dhënë veç të mos më ngacmonte”, tregon Ymeraj nga Spitali i Traumës.

Ka ende pikëpyetje për arsyen e ngjarjes, sa kohë që në banesë nuk mungon asgjë veç aparatit celular të çiftit të të moshuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat