A i kërkoi Zv.ambasadorja amerikane të ulet me Ramën? Basha: Asnjë hap pas!

Shqipëria

A i kërkoi Zv.ambasadorja amerikane të ulet me Ramën? Basha: Asnjë hap pas!

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:36
Lulzim Basha ka zbardhur pjesërisht atë që u diskutua në takimin që pati sot me Zv.ambasadoren e SHBA-së Leyla Moses-Ones

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zbardhur pjesërisht atë që u diskutua në takimin që pati sot me Zv.ambasadoren e SHBA-së Leyla Moses-Ones në selinë e PD-së. Pyetjes nga mediat  "a ju kërkoi Zv.ambaadorja amerikane të bëni hapa pas dhe të uleni në tryezë me Ramën?", Basha iu përgjigj prerë:

"Po jua përsëris edhe njëherë se nuk komentoj asnjëhërë as deklaratat, as bisedat që kam me partnerët tanë, përfshirë këtu edhe partnerin strategjik të Shqipërisë dhe PD-së, SHBA-të.  Nëse do të më pyesni për qëndrimin e PD-së, e them qartë: Nuk ka asnjë hap pas!

Luftën kundër krimit të organizuar që ka asgjesuar zgjedhjet dhe institucionet demokratike, ka vetëm hapa përpara. Këtë i kemi borxh Shqipërisë dhe ëndrrës së gjithë shqiptarëve që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, me parlament dhe qeveri të çliruar nga krimi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat