Lehtësitë fiskale, ndikim në rritjen e punësimit

Shqipëria

Lehtësitë fiskale, ndikim në rritjen e punësimit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Lehtësitë fiskale që janë ndërmarrë për biznesin po bëjnë të

mundur që sipërmarrja jo vetëm të rrisë prodhimin por edhe numrin e të punësuarve.

Nga 1 janari i këtij viti pragu që ndan bizneset e vogla nga i madhi është rritur në 14 milionë lekë, nga 8 milionë lekë që ishte.

Kjo ka sjellë automatikisht ulje të tatim nga 15 në 5% për 10,850 biznese, që janë

gjysma e bizneseve që paguajnë tatimin në nivelin e 15 %.

Gjatë një vizite në një biznes në Durrës, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, u shpreh se rritja e pragut të xhiros vjetore prej 14 milionë lekë do të nxisë biznesin e

vogël që të ketë mundësi të zgjerohet dhe ta rrisë cilësinë në prodhim, në shërbim dhe në përfitim.

“Ju keni akoma hapësirë, sepse deri në xhiron vjetore prej  14 milionë lekë të reja dhe sot ju jeni diku te 9.5, keni hapësirë që të paktën një 60 % më shumë rritje, nëse do të

hapni një pikë tjetër, të përfitoni nga kjo lehtësi fiskale, e që ta keni direkt te pjesë e përfitueshmërisë në marzh, në mënyrë që të vazhdoni të bëni ato produkte të mira, me

kosto të përballueshme, por edhe me fitim për ju. Kjo sigurisht është për të nxitur biznesin e vogël që të ketë mundësi të zgjerohet dhe ta rrisë cilësinë edhe në prodhim,

edhe në shërbim, edhe në përfitim”, u shpreh Ministrja.

Ndërkohë që përfaqësuesja e biznesit, një zonjë e kthyer nga emigrimi disa vjeçar, shprehet se investimi në Durrës rezultoi i suksesshëm për familjen e saj.

“U ktheva nga emigracioni dhe investova bashkë me  familjen”, tha ajo.

Madje, sipas saj, një ndihmë e madhe për biznesin e saj ka qënë bashkëpunimi me zyrat e punës, prej nga ka rekrutuar dhe shumicën e punonjësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat