Sot proteston për blerje votash, dy vite më parë akuzohej për manipulim - Bota Sot
Sot proteston për blerje votash, dy vite më parë akuzohej për manipulim

Shqipëria

Sot proteston për blerje votash, dy vite më parë akuzohej për manipulim

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:28
Gledion Rehovica

PD dhe LSI po shfrytëzojnë të gjitha bashkitë që qeverisen prej tyre, për të inskenuar protesta modeste në disa qytete, por edhe duke lene pa sherbime qytetaret per shkak te detyrimit te administrates per tiu bashkuar protestave te opozites ne Tirane. E tillë ka qenë edhe ajo sotmja e organizuar nga LSI në Skrapar, ku ndër kryesorët si organizator ka qenë edhe ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica.

Por, ndërkohë që partia e Kryemadhit proteston dhe ka lënë mandatet me pretekstin se në zgjedhjet e 2017-ës ka patur shit-blerje votash, ka qenë pikërisht LSI dhe Rehovica që proteston sot që ishin bashkëpunëtor me ish-drejtorin e spitalit po të LSI-së, në blerjen e votave.

Siç tregon edhe kronika e TV KLAN në atë kohë, LSI me në krye Rehovicën e Ish-drejtorin e Spitalit në Berat, Idlir Frashëri, kishte ngritur ‘grupin e punës’ për blerje votash.
Sot, Kryemadhi e Basha kanë lënë mandatet, janë kundër SHBA-BE-së dhe kundër të gjithëve, me pretekstin e zgjedhjeve të parregullta, ndërkohë që mjafton ky rast për të treguar se vetë opozita ka qenë me kokën në thesin e votave.

Kujtojmë se ish-deputeti Rehovica, u prek nga dekriminalizimi dhe iu hoqa mandati, pasi sipas provave të Prokurorisë, ai ka qenë ndaluar në Itali për vjedhje nën një emër të rremë.

Gledjon Rehovica, nën emrin Kusta Mina, është raportuar për vjedhjen e një dyqani në Itali në 27.02.1999, fakt që s’e ka deklaruar në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...