Edhe kryebashkiakët drejt djegies së mandateve, Voltana Ademi: Mbështes çdo vendim të PD

Shqipëria

Edhe kryebashkiakët drejt djegies së mandateve, Voltana Ademi: Mbështes çdo vendim të PD

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:38
Voltana Ademi

Voltana Ademi në një intervistë ekskulzive për Ora News është shprehur se po diskutohet mundësia e djegies së mandateve edhe nga kryebashkiakët e opozitës.

Kryebashkiakja e Shkodrës tha se do mbështesë çdo vendim të Partisë Demokratike.

Voltana Ademi: "Është një proces në diskutim por si anëtare e PD do mbështes çdo vendim. Opozita mori vendimin ekstrem të djegies së mandateve pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Vendimi u mor në një situatë të rëndë ekonomike dhe politike, ndaj njerëzit kanë dalë në shesh.

Kryeministri e njeh Shkodrën mirë ndaj edhe i trembet. Shkodranët janë njerëz  të lirë, nuk marrin urdhra nga ne."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat