Protesta kundër qeverisë në Shqipëri/ ARD gjermane: Kërkohen zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

Protesta kundër qeverisë në Shqipëri/ ARD gjermane: Kërkohen zgjedhje të parakohshme

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:12
Foto

Edhe media gjermane ARD ka patur në qender të një shkrimi të saj zhvillimet më të fundit në Shqipëri pas protestave të qytetarëve shqiptarë të cilat janë mbështetur nga opozita.

Shkrimi i plotë:

Mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën para parlamentit për të protestuar kundër qeverisë se kryeministrit Rama. BE tenton të ndërmjetësojë.

Në kryeqytetin shqiptar Tiranë mijëra protestues rrethuan  parlamentin për të detyruar dorëheqjen e qeverisë. Një kontingjent i madh i policisë bllokoi me tel me gjemba perimetrin e godinës. Gjatë këtyre javëve ka patur disa demonstrata. Në një prej tyre pati edhe dhunë. protestuesit hodhën sende të forta drejt policisë e cila reagoi me gaz lotsjellës.

Akuza për korrupsion kundër Kryeministri Rama.

Protestestuesit e akuzojnë qeverinë sicialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. Ata, gjithashtu, deklarojnë se këta politikanë kanë lidhje me krimin e organizuar dhe kërkojnë formimin e një qeverie teknike, e cila do të organizojë zgjedhje të reja. Rama eshtë në detyrë që prej 2013 dhe në 2017 ai mori një mandat të dytë.

BE apelon për dialog

Në protestë kundër qeverisë, deputetët e opozitës dorëzuan mandatet parlamentare. BE e kritikoi këtë. “Dorëzimi i mandateve pengon funksionimin e parlamentit, është kundër vullnetit të votuesve dhe është kontraproduktive” deklarua Përfaqsuesja e Politikës së Jashtme Mogerini dhe komisioneri Hahn. Ata I bënë thirrje opozitës dhe qeverisë të përfshihen në një dialog konstruktiv me kundërshtarët politikë.

Shqipëria me 2,9  milion banorë, është ndër vendet më të varfra të Europës. Vendi  shpreson të hapë ketë vit bisedimet për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat