Bllokimi i buxhetit, Spahiu ”përcjell” akuzat e ministres: Fajtor deputeti i PS

Shqipëria

Bllokimi i buxhetit, Spahiu ”përcjell” akuzat e ministres: Fajtor deputeti i PS

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:27
Nesim Spahiu

Kreu i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu ka dalë sot në protestë bashkë me disa banorë të qytetit për të bërë thirrje për zgjidhjen e ngërçit të krijuar për shkak të bllokimit të buxhetit të Bashkisë. Me pankarta ”Stop bllokimit të buxhetit”, ”Buxheti është i qytetit”, banorët dhe punonjësit e Bashkisë qëndruan për rreth një orë përpara institucionit të Degës së Thesarit.

Spahiu bëri përgjegjës për situatën e krijuar deputetin e PS-së në këtë Qark, Arbnor Shameti. Qytetarët janë ata që më së shumti penalizohen nga mosmiratimi i buxhetit pasi janë mbyllur shumë shërbime jetike si konvikti i nxënësve, çerdhet, kopshtet Qendra e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe apo edhe Shërbimi i Pastrimit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka reaguar pasi LSI kërkoi interpelancë për buxhetin e Bashkisë së Skraparit, duke u shprehur se shkaktar kryesor për situatën e krijuar është kryetari i bashkisë. ”Fondet për bashkinë janë të disponueshme në thesar”, shprehet ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat