Ish-deputeti Shezai Rrokaj: Shqipërisë po i ikën truri i kombit

Shqipëria

Ish-deputeti Shezai Rrokaj: Shqipërisë po i ikën truri i kombit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 19:14
Shezai Rrokaj

Gjatë një interviste në studion e Fax News ish- deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj, deklaroi se situata aktuale politike është gri për shkak të keq qeverisjes së mazhorancës, e cila i ka humbur shpresat qytetarëve.

“Situata është gri për shkak të keq qeverisjes së mazhorancës, mungesës së shpresës qëe cila I ka humbur shpresat  Shqiptarëve. Rasti i Astirit ka nevojë urgjente të qartësohet se nga vijë ato firma fantazma”.

I pyetur se cilido të jetë skenari i protestës së 16 marsit, Rrokaj është shprehur se misioni I kësaj proteste është rrëzimi i qeverisë Rama. Gjithashtu ai shtoi se opozita kërkon t’i kthejë shpresën e humbur qytetarëve të cilët po braktisin vendin për shkak të gjendjes ekonomike dhe politike.

“Misioni i protestës është rrëzimi i Edi Ramës. Bizneset sot ndihen të ndëshkuara dhe kemi një rënie të tyre, ajo që po ndodhë sot është krizë ekonomike. Shqipërisë po ikën truri i kombit, madje kam statistika që shumica që kanë mbetur janë me shkollë 9-vjeçare. Ne duam që t’i kthejmë shpresën qytetarëve shqiptarë. Ne duam të ndërrojmë qeverisjen e keqe. Ne po punojmë që edhe socialistët e ndeshëm të shohin dhe konstatojnë këtë keq qeverisje.

Shqipatrët ndeshen me probleme të shumta, ata duhet të jenë në 16 mars jo për të ndërruar deputetët por keq qeverisjen. Ka ardhur moment i pastrimit edhe nga ana e deputetëve”-u shpreh ish-deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat