Skandal, Rama dëbon nga Shqipëria gazetaren që e kritikoi

Shqipëria

Skandal, Rama dëbon nga Shqipëria gazetaren që e kritikoi

Më: 6 mars 2019 Në ora: 19:18
Alice Taylor

Situata politike në vend, ka ngjallur interes edhe për shtypin e huaj, të cilët nuk kanë reshtur së shkruari, sidomos gazetarët e huaj që edhe jetojnë në Shqipëri. Këtë herë është regjistruar një vendim skandaloz i pa ndodhur më parë. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, ka vendosur të dëbojë një gazetare të huaj që jetonte e punonte në Shqipëri.

Alice Taylor është dëbuar nga Shqipëria me vendim të Edi Ramës dhe vendimin e ka bërë të ditur vetë gazetarja britanike. ”Qeveria shqiptare, pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës si gazetarë dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani më kanë anuluar rinovimin e lejes së qëndrimit. Kështu tani jam në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe më kërkojnë të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që mund të kem pasi jam pothuajse 6 muajshe shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar”, shkruan Alice Taylor në Twitter.

Mos harrojmë se përveç kritikës me fakte në media ajo po ashtu ka kontribuar në imazhin e Shqipërisë me anë të artikujve në faqen e saj Balkanista. Po ashtu ajo ka marrë pjesë si qytetare aktive në shumë kauza civile e veçanërisht në atë që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat