Rruga Vlorë-Selenicë plotësisht e amortizuar, banorët: Jemi të harruar prej 20 vitesh

Shqipëria

Rruga Vlorë-Selenicë plotësisht e amortizuar, banorët: Jemi të harruar prej 20 vitesh

Më: 6 mars 2019 Në ora: 19:51
Foto

Bitumi i Selenicës ka shtruar rrugët e Evropës por jo rrugën që të çon drejt kësaj qyteze. Kështu janë shprehur banorët e saj që sipas tyre  prej 20 vitesh kjo rrugë nuk ka njohur asnjë investim. Të lënë në harresë nga çdo pushtet vendor apo qendror banorët bëjnë thirrje që të kthehet vëmendja nga Selenica, pasi vendi i tyre nuk ka njohur asnjë investim.

Sipas n/ kyetarit te Bashkisë Selenicë, Neim Veshaj, aksi që lidh Vlorën me Selenicën është në gjendje të mjerueshme. Sipas tij firma që merret me mirëmbajtjen e rrugës ka më shumë se 1 vit që nuk ka bërë asnjë investim në këtë aks.

Edhe pse eshte vetëm 30 km larg Vlorës, për të shkuar në Selenicë duhen më shumë se 90 minuta kjo për shkak të rrugës së lënë në harresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat