Kriza politike sjell një tjetër zyrtar të BE në Tiranë, takime me Ramën dhe opozitën

Shqipëria

Kriza politike sjell një tjetër zyrtar të BE në Tiranë, takime me Ramën dhe opozitën

Më: 6 mars 2019 Në ora: 20:23
Christian Danielsso

Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane dhe fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson do të nise nesër në Tiranë një tur takimesh me krerët më të lartë politikë.

Në qendër të axhendës do të jetë situata politike e krijuar në vendin tonë.

Zyrtari i lartë i Brukselit pritet të zhvillojë një takim në orën 9:30 me kryeministrin Edi Rama, më pas do të në zyrat e delegacionit të BE do të presë përfaqësues të opozitës.

Më pas rreth orës 12:00 Danielsson do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët.

Kjo është vizita e dytë nga Bruksëli. Një javë më parë 7 eurodeputetë ishin në vendin tonë për situatën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat