Qeveri tranzitore? Rama: Nuk anulohet loja që kundërshtari të fitojë ndeshjen

Shqipëria

Qeveri tranzitore? Rama: Nuk anulohet loja që kundërshtari të fitojë ndeshjen

Më: 6 mars 2019 Në ora: 21:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mohuar mundësinë e një qeverie tranzitore, siç kërkon opozita. Në një intervistë për TG5, kreu i ekzekutivit thotë se nuk mund të anulohet loja që të fitojë kundërshtari.

Intervista

Kryeministri Edi Rama: Kohët kanë ndryshuar radikalisht dhe tani ne jemi në një periudhë rritje të rëndësishme dhe kemi nivelin më të ulët të papunësisë në 27 vitet e fundit.

Po mundohemi të rritemi më shumë në sektorin e turizmit. Kemi arritur gati gjysmë milionë turistë italianë vitin e kaluar dhe duam ta tejkalojmë këtë numer. Edhe për këtë unë jam në Itali, për t’i thënë të gjithëve që ato pamje jo pozitive janë të një proteste që zhvillohet në një perimetër prej një kilometri, jashtë këtij perimetri jeta vazhdon. 

Gazetari: Për sa i përket protestave, ju thoni që nuk është një protest e popullit, por një proteste e pallatit të politikës. Përse?

Kryeministri Edi Rama: Është një revoltë e estabilshmentit të vjetër që u largua pesë vite e gjysmë më parë me një milionë vota, një gjë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe që ka lënë pas një vend me probleme të mëdha, të cilat ne po luftojmë. Ka shumë sfida, Shqipëria nuk është pa probleme, por jemi në rrugën e duhur.

Gazetari: Opozita kërkonë një qeveri tranzitore dhe më pas zgjedhje të parakohshme, ndërkohë ju nuk dorëzoheni. A do të jetë e mundur të gjendet një kompromis, një rrugë e mesme?

Kryeministri Edi Rama: Kemi një mandat, kemi disa detyrime kundrejt njerëzve dhe nuk mund të themi, tani anullojmë lojën, fillojmë nga fillimi dhe t’i lejojmë kundërshtarëve tanë të bëjnë skuadrën që ata duan për të fituar ndeshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat