Duma: Qeveri tranzitore, ja çfarë ndodh më 16 mars

Shqipëria

Duma: Qeveri tranzitore, ja çfarë ndodh më 16 mars

Më: 6 mars 2019 Në ora: 22:08
Grida Duma

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka theksuar se kërkojnë një qeveri tranzitore për t’i dhënë fund krizës politike por nuk janë shprehur për zgjedhje të parakohshme. “Fakti që kërkojmë qeveri tranzitore është tregues i dialogut. Ne flasim për qëndrimin tonë. Ne dhamë modelin e se jemi të parë që do sakrifikohemi. Ne kemi thënë qeveri tranzitore dhe nuk kemi thënë zgjedhje të parakohshme. Ajo që kemi shtruar ne sot është se shkak i lidhjes mes krimit dhe pushteti është Edi Rama”. E ndërsa më tej ajo ka folur për mundësinë se si opozita do mund të bindë ndërkombëtarët. Sipas demokrates reagimi i tyre ishte i pritshëm nga opozita.

“Unë mendoj se ndaj çdo problemi varet se si vendosesh. Në një tjetër studion unë thash se nuk është djegia e mandateve problemi por zgjidhja e kësaj situate. Djegia e mandateve duhet konsideruar një akt ekstrem mundësisht jo i dëshirueshëm. Ne do ta kthejmë situatën në përfundimin e saj, ne do bëjmë këtë që të kthejmë institucionet. Mendoj se është një vendim i arsyeshëm dhe është një tezë shumë bindëse sepse pikërisht për institucionet po diskutojmë. Ky është një moment i shënjuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e Ballkanit. Ky moment është një çast historik dhe kërkon shumë vëmendje të niveleve shumë të larta nga ndërkombëtarët. Arbitrin ndërkombëtar është në atë që quhet se është brenda kuadratit të vet. Unë e dija shumë mirë se ndërkombëtarët nuk do të mbështesnin në këtë lëvizje të opzitës. Ne e dimë shumë mirë se sa punë na duhet për të arritur aty ku duam ne. Ky realitet i brendshëm është më i rëndësishëm sesa politika markro e tyre”.

Duke folur për protestën që do të organizojë opozita më 16 mars përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës, Duma tha se: ”16 marsi nuk është njëlloj si 16 Shkurti në kronologjinë e kohës. Unë e kam thënë që ky është proces dhe do të vendoset tulla tjetër. Është një proces që nuk ndodh brenda ditësh brenda dy orësh. Se po të bëheshin gjerat brenda një muaji nuk do ishim në debate pas debati dhe politika nuk është kaq e thjeshtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat