Kryemadhi: Pse morëm vendimin ekstrem për mandatet

Shqipëria

Kryemadhi: Pse morëm vendimin ekstrem për mandatet

Më: 6 mars 2019 Në ora: 22:21
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë për “Opinion” ka folur për aksionin e opozitës dhe protestat për largimin e qeverisë “Rama”.

Kryetarja e LSI u është përgjigjur dhe akuzave të PS për votat. Sipas zonjës Kryemadhi nuk ka asnjë raport nga OSBE që ta thotë këtë. “Nuk ka asnjë denoncim të PS-së ndaj LSI as dhe të ndonjë partie tjetër ndaj LSI, për shitblerje vote”.

“Mos harroni që për herë të parë në histori, prokuroria shqiptare çertefikon në përgjime zyrtare përdorimin e bandave të krimit të organizuar në blerjen e votave në favor të partisë që është në pushtet”, theksoi më tej Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI kemi një kapje të të gjithë institucioneve, shkatërrim të sistemit të drejtësisë.

“Kemi ardhur në këtë moment, që opozita shqiptare për të mos vendosur përballë konfliktit shqiptarët, opozita morri një vendim ekstrem që ndan konfliktin social dhe konfliktin fizik midis njerëzve”.

Lidhur me djegien e mandateve, Kryemadhi tha se: “Ideja e djegies se mandateve është artikuluar fillim nga z.Berisha. Më pas është mbajtur si ritëm nga analistët dhe mediat. Kemi pasur debate mes LSI dhe PD për djegien e mandateve. Ne ramë dakord të gjitha palët dakord, pasi konsumuam çdo element institucional. Mbasi ezauruam çdo institucion, nuk na ngeli gjë tjetër veç marrja e këtij vendimi, pasi u përballëm me arrogancën dhe shkeljen flagrantate e Kushtetutës nga ana e maxhorances. Ne dogjëm mandatet, sepse do ishim bashkëfajtor ne kapjen e shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat