“PS po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit maj”

Shqipëria

“PS po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit maj”

Më: 6 mars 2019 Në ora: 22:38
Selia e PS

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë për “Opinion” deklaroi sot se Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhje të parakohshme në muajin maj.

“Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme ne fund te muajit Maj. Zgjedhjet lokale do te shtyhen ne muajin shtator-tetor”,- tha Kryemadhi.

Lidhur me djegien e mandateve, Kryemadhi tha se vendimi ekstrem i opozitës ishte e vetmja mënyrë për të ndalur qeverinë “Rama”.

“Ideja e djegies se mandateve është artikuluar fillim nga z.Berisha. Më pas është mbajtur si ritëm nga analistët dhe mediat. Kemi pasur debate mes LSI dhe PD për djegien e mandateve. Ne ramë dakord të gjitha palët dakord, pasi konsumuam çdo element institucional. Mbasi ezauruam çdo institucion, nuk na ngeli gjë tjetër veç marrja e këtij vendimi, pasi u përballëm me arrogancën dhe shkeljen flagrantate e Kushtetutës nga ana e maxhorances. Ne dogjëm mandatet, sepse do ishim bashkëfajtor ne kapjen e shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat