Meta uron mësuesit për 7 Marsin: Mirënjohje për veprën tuaj

Shqipëria

Meta uron mësuesit për 7 Marsin: Mirënjohje për veprën tuaj

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:38
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta uron gjithë arsimtarët shqiptarë, me rastin e ditës së mësuesit.

Ai publikon një fotografi të shumë viteve më parë të fëmijëve para shkollës, për të uruar 7 marsin.

“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!

Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare”, shkruan Meta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat