Greqi, humb jetën në aksident i riu shqiptar

Shqipëria

Greqi, humb jetën në aksident i riu shqiptar

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Një djalë i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë, në lagjen “Agios Dimitrios”, mbrëmjen e kësaj të marte.

I riu shqiptar i cili udhëtonte me motor, u përplas nga një makinë të drejtuar nga një 52-vjeçar grek.

Si pasojë e përplasjes shqiptari i moshës 21-vjeçare, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim nga ana e autoriteteve greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat