Danielsson me mesazh për reformën në drejtësi, takon Ramën dhe Bashën

Shqipëria

Danielsson me mesazh për reformën në drejtësi, takon Ramën dhe Bashën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:15
Foto

Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane  fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku do të ketë një tur takimesh me krerët më të lartë politikë rreth situatës së krijuar në vendin tonë.

Axhendën e takimeve, Danielsson e ka nisur me një takim me kryeministrin Rama në orën 09:30.

Më pas në zyrat e delegacionit të BE ai ka pritur anëtarët e Këshillit të Emerimeve në Drejtësi.

Në një postim në twitter, zyrtari i lartë i BE-së  përsëriti plotësisht mbështetjen për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme.

"Implementimi i reformës së drejtësisë dhe ecja përpara është kyçe për progresin e Shqiërisë drejt BE" thotë Danielsson.

Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane  fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit do të presë në një takim dhe përfaqësues të opozitës.

Më pas rreth orës 12:00 Danielsson do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët.

Kjo është vizita e dytë nga Brukseli. Një javë më parë 7 eurodeputetë ishin në vendin tonë për situatën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat