Dyshohet si vrasës me pagesë, kush është ukrainasi që u kap dje në Kakavijë

Shqipëria

Dyshohet si vrasës me pagesë, kush është ukrainasi që u kap dje në Kakavijë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:42
Foto

Dy ditë më parë një 28-vjeçar me orgjinë nga ukrahina u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës. Ai përdori një pasaportë të falsifikuar për të kaluar kufirin nga Shqipëria drejt Greqisë.

Kur oficerët e Policisë kërkuan të bënin verifikime shtesë, 28-vjeçari Maryan Yatsula jo vetëm i kundërshtoi, por tentoi që edhe të largohej me vrap.

Nga verifikimi në vijën e dytë u zbulua se Maryan Yatsula përdorte një dokument të falsifikuar si grek, me emrin Dimitrios Kantzelis. Nga shenjat e gishtave, u zbulua që ukrainasi ishte në kërkim për vrasjen e një shqiptari në Athinë dhe mënjëherë u arrestua nga Policia Shqiptare.

Por Maryan Yatsula dyshohet si vrasës me pagesë edhe në Shqipëri. Një burim nga Policia e Shtetit tha për Gazetën Mapo se po verifikojnë 28-vjeçarin, pasi ai mund të ketë kryer vrasje edhe në vendin tonë. Policia nuk thotë konkretisht për çfarë ngjarje bëhet fjalë, por ka dyshime që Maryan Yatsula të jetë i përfshië në vrasje të pazbardhura në Shqipëri.

Rezulton se ukrainasi ka hyrë disa herë në Shqipëri me identitet të rremë. Policia tregohet e rezevuar, ndërkohë që Maryan Yatsula deri më tani ka refuzuar të flasë për sa i përket vrasjeve që mund të jetë i përfshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat