Albert Loçi: Protestuesit u arrestuan për t’i bërë qejfin shefit

Shqipëria

Albert Loçi: Protestuesit u arrestuan për t’i bërë qejfin shefit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:33
Albert Loçi

Pas arrestimeve të disa prej protestuesve të cilët morën pjesë te protestat e opozitës, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar dhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Lezhë.

”Kesaj i thojne te te arrestojne per ti bere qejfin shefit ose thjeshte per proçedure pavarsisht se ske kryer asnje shkelje te ligjit ose krim”, shkruan mes të tjerash Loçi.

Statusi i plotë:

Kjo foto e bere krejt rastesisht ne nje nga protestat paqesore qe kemi qene,por dita dites po merr vlera te veçanta jo per shkak se jemi te gjithe pa vemendje por per personat qe jane pjese e fotos.
Ne qender te fotos jane pikerisht ata te dy,njeri Ndue Tuci sot po vuan denimin me arrest shtepie (i denuar per protesten e 16 shkurtit) e ndersa tjetri Ervis Gaspri i arrestuar dje ne flagrance gjate protestes se 5 marsit ku te premten pritet ti caktohet masa e sigurise.
Arsyeja pse eshte arrestuar Ervisi do thoni ju?
Pasi pyetem prane Drejtorise se Policise Tirane pse eshte arrestuar pikerisht Ervisi duke qene se ne aty ishim mbi 40 te rinj,ato na thane qe pas protestes na duhet te arrestonim disa protestues per ti bere qejfin shef Lleshit e kesaj rradhe lapsi kapi Ervisin.
Kesaj i thojne te te arrestojne per ti bere qejfin shefit ose thjeshte per proçedure pavarsisht se ske kryer asnje shkelje te ligjit ose krim.
Te dashur miq gjykojeni vete situaten ne te cilen ndodhemi dhe reflektoni ne kohen dhe ne vendin e duhur!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat