Danielsson: Nuk pash shenja se do ketë dialog për zgjidhjen e krizës politike

Shqipëria

Danielsson: Nuk pash shenja se do ketë dialog për zgjidhjen e krizës politike

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:21
Christian Danielsson

(E plotësuar) - Në takimet e veçanta që pati me kryeministrin Edi Rama dhe më tej me liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha, drejtori i zgjerimit në BE, Christian Danielsson tha se nuk pa ndonjë shenjë që mes palëve politike të shkohet drejt zgjidhjes së krizës politike, përmes dialogut.

"Bojkotimi i parlamenti nuk është në përputhje me demokracinë. Nuk dëgjova ndonjë lëvizje që mund t'i çojë ata drejt dialogut", kështu u përgjigj Danielsson teksa u pyet nga gazetarët nëse sheh ndonjë sinjal pozitiv se opozita do të shkojë në Parlament.

Danielson: Djegia e mandateve minon rrugëtimin drejt BE

Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane  fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson në konferencë për shtyp:

"Në takime kam qenë shumë i qartë. Me opozitën kam theksuar rëndësinë që vendimi i anëtarëve të opozitës për të djegur mandatet parlamentare minon në mënyrrë serioze rrugëtimin drejt BE
 Pasigueria duhet tejkaluar në mënyrë urgjente. Bojkoti është kundërproduktiv. Është e rëndëishme që protestat të jenë të paqta. Nxitja e dhunës është shqetësim i madh për ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat