Zbardhet procesverbali/ Protesta e opozitës, Ruçi ndryshoi axhendën e Presidentit slloven

Shqipëria

Zbardhet procesverbali/ Protesta e opozitës, Ruçi ndryshoi axhendën e Presidentit slloven

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:39
Gramoz Ruçi

Protesta e opozitës e zhvilluar para Parlamentit duket se ka pasur ndikim edhe në vizitën zyrtare të Presidentit të Sllovenisë. Konkretisht, përgjatë datave 4-5 mars, në Tiranë erdhi Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili zhvilloi takime me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, dhe me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas axhendës së parë dhe me kërkesë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidenti i Sllovenisë do të mbante një fjalë përshëndetëse në punimet e seancës plenare.

Kjo gjë del nga procesverbali i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, ku vetë Ruçi e shpreh këtë çështje.

Sipas procesverbalit, Ruçi ka thënë se: “Sugjerime të tjera në lidhje me programin dhe kalendarin! Nuk ka, atëherë biem dakord me çka u sugjerua nga kolegët Të gjitha ndryshimet të reflektohen në kalendar.

Për sa u përket datave të seancave, për datën 7 mars, që përkon dhe me Festën e Mësuesit dhe kjo duhet respektuar. Vë në vëmendjen Tuaj se, është paraqitur kërkesë nga Ambasadori i Sllovenisë, ku ka shprehur interes që Presidenti i Sllovenisë të vijë në Parlament në datën 5 mars.

Tradita jonë ka qenë se të gjithë presidentët kanë kaluar në Parlament, në këtë mënyrë të përputhet data e vizitës së Tij më datën e seancës plenare, datën 5 mars 2019”.

Por me sa duket, zhvillimi i protestës përpara Parlamentit nga opozita e bashkuar duket se ka detyruar Ruçin që të ndryshojë axhendën dhe ta takojë Presidentin e Sllovenisë në zyrën e tij te Kryesia e Kuvendit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat