Presidenti Meta takon ministrin britanik për Europën

Shqipëria

Presidenti Meta takon ministrin britanik për Europën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:51
Ilir Meta dhe Alan Duncan

Gjate vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot nga Sir Alan Duncan, Ministër për Europën i Britanisë së Madhe.

“Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit”, – theksoi Presidenti Meta, “pasi, vendi juaj ka një rol kyç në këto dekada për forcimin e stabilitetit në Ballkan”.

Ministri Duncan dhe Presidenti Meta ndanë qëndrime të njëjta mbi zhvillimet në rajon, progresin historik të Maqedonisë së Veriut si dhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, që të konkludojë në arritjen e një marrëveshje që do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen europiane të gjithë rajonit.

Ministrin Duncan siguroi Presidentin Meta se Britania e Madhe do vijojë të jetë prezente në Shqipëri dhe në rajon me qëllim të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve në të ardhmen në nivele më të larta.

Ministri Duncan, në një postim në Twitter ka publikuar një foto nga takimit me kreun e shtetit shqiptar. “Kënaqësi të shkëmbeja pikëpamjet mbi Ballkanin Perëndimor me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Marrëdhëniet Shqipëri-Shqipëri janë në formë të shkëlqyeshme”,- shkruan ministri britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat