Basha surprizon mësuesen e tij, premtimi që bën për arsimtarët

Shqipëria

Basha surprizon mësuesen e tij, premtimi që bën për arsimtarët

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:22
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e 7 Marsit e nisi në një takim shumë të ngrohtë me mësuesen e tij kujdestare dhe mësuese të tjera të Tiranës.

Ndërsa iu dhuroi tufa me lule, Basha u shpreh se duke respektuar të shkruarën, ndërtojmë të sotmen dhe projektojmë të ardhmen, një të ardhme më të mirë, për mësuesit. Ai premtoi se nëse PD vjen në pushrt mësuesve do t’ju sigurohen kushte më të mira dhe pagë më dinjitoze.

“Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve që sot në pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga me dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Sepse mësuesit janë garancia për cilësinë dhe forminin e brezave të ardhshëm”,- tha Basha.

Ndërsa më herët në një status në Facebook, kryedemokrati Basha shprehu mirënjohjen dhe urimet më të ngrohta për çdo mësues.

“Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre. Urime”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat